Më poshtë do të gjeni pyetjet më të shpeshta që janë bërë nga klientët.

Ne ndodhemi në Magjistralja Prishtinë – Shkup, km i 7-të, Kosovë. Rrethrrotullimi QMI.

ProLine ju mirëpret nga e hëna në të shtunë në orarin 08:00-17:00.

Tek ne do te gjeni të gjitha aksesorët e mobilerisë si:
Mentesha;
Mekanizma për kapak;
Sisteme Skorevël;
Aksesorë Kuzhine;
Zgara krevati;
Doreza për mobilje;
Strukturë për tavolinë buke.

Çmimet e produkteve ndryshojnë në varësi të përmasës, finiturës dhe firmës prodhuese.

ProLine tregton cilësi të ndryshme në varësi të kërkesave dhe buxhetit të klienteve. Aksesorët dhe mekanizmat më të mire janë të kompanisë GRASS, Inoxa, Pessoto Reti, Volpato, etj

Jo, shitet vetëm zgara me ose pa mekanizëm, ProLine nuk tregton dyshek.

Jo, mobilja është për ilustrim dhe për të krijuar një ide se si qëndron zgara. Ne shesim vetëm zgarën me ose pa mekanizëm. Mobiljen ju mund ta realizoni në çdo mobileri.

Te gjitha zgarat janë prodhim italian. Zgarat jane të firmës Metal Fly dhe Pessoto Reti.

Patjetër që po! Mund të na kontaktoni për të marrë më tepër informacion.

Produktet tona ju do të mund t’i gjeni në dyqane aksesorësh dhe mobileri të ndryshme, sepse në çdo rreth ne kemi perfaqesuesit tane.

Të gjithë aksesorët, si për shëmbull aksesorët e lugëve, pjatave ose edhe mekanizmat Inoxa, shiten mbi bazën e përmasave. Për të gjetur aksesorin e duhur për mobiljen tuaj, ju duhet që të masni gjerësinë e  kapakut të mobiljes nga jashtë.