Si ti jepni vlerë dhe jetëgjatësi mobiljes tuaj?

Kur rinovoni mobiljet tuaja, është e rëndësishme të mos anashkaloni funksionin e brendshëm në favor të estetikës vizuale. Aksesori që zgjidhni, përkatësisht menteshat për kapakët dhe shinat për sirtarët, përbëjnë shtyllën kurrizore të mobiljeve. Mobiloni duke përdorur produkte me cilësi të lartë. Në planin afatgjatë ju do të kurseni pasi aksesoret do të jenë më të qëndrueshëm dhe nuk do të kërkojnë zëvendësim.

Menteshat e kuzhinës kanë përparuar jashtëzakonisht shumë gjate viteve të fundit. Instalimi i menteshave me soft-close do të thotë që ju nuk do të dëgjoni më tingullin e bezdisshëm të kapakut të kabinetit që përplaset. Kapakët nuk do të mbyllen fort, por do të lëvizin ngadalë dhe pa zhurmë. Disa mentesha kanë mekanizmin soft-close të integruar plotësisht në pajisje. Ka dhe modele të tjera që kërkojnë që të vendoset një amortizues në secilin kapak.

Ne ju sygjerojme menteshat e firmes se mirenjohur boterore GRASS, ku cilesia nuk diskutohet. Jepini vlere dhe jetegjatesi mobiljes tuaj me aksesoret e duhur.

Leave a Reply

We use cookies to improve your experience on our website. By browsing this website, you agree to our use of cookies.