ProLine prezanton dorezat për dyer CONVEX!

ProLine prezanton dorezat për dyer të firmës së njohur në mbarë botën CONVEX.

Convex ofron një përzgjedhje të madhe modelesh dhe ngjyrash për dyer të brendshme me çmime vërtet konkurruese, duke mbajtur në kontroll cilësinë e produktit.

 Convex është themeluar në vitin 1991 me aktivitet kryesor projektimin dhe prodhimin e mjeteve metalike. Convex me seline në Athinë, Greqi, është bazuar në teknologjinë moderne me dinamikë artistike. Filozofia e Convex përshkruhet me katër shtylla, KreativitetInovacionTeknologji dhe Pasioni për dizajn. Të gjitha produktet përmbajnë këto vlera thelbësore dhe në këtë mënyrë sigurohet cilësia dhe qëndrueshmëria e tyre. Convex është një njësi prodhimi e bazuar në dinamikën moderne teknologjike dhe artistike dhe vazhdimisht po përpiqet të përmirësohet dhe të evoluojë më tej. Me këtë qasje të kujdesshme, Convex prodhon produkte pioniere me vlerë të lartë estetike dhe ka arritur të njihet dhe dallohet globalisht për cilësinë e saj. Për më tepër, Convex ka fituar çmime të dizajnit (2055, Red Dot Design Award 2013) falë ekipit të talentuar të projektuesve të kompanisë. Aktiviteti eksportues i CONVEX zgjerohet në më shumë se 24 vende në mbarë botën për shkak të investimit në fushën e projektimit, si dhe vëmendjes që i kushtohet të gjitha detajeve që rrethojnë aspektet e shumta të të gjitha fazave të prodhimit.

Convex, pas monitorimit të funksioneve sociale dhe kërkimit të vazhdueshëm për materiale të reja më të dobishme që përmirësojnë cilësinë e jetës, mbrojnë njerëzit dhe mjedisin, ishte kompania e parë në Greqi dhe ndër të parat në mbarë botën që u regjistrua dhe u certifikua nga Instituti i Zhvillimit të Bakrit për të prodhuar produkte antimikrobike me bazë bakri. Pothuajse 25 vjet pas themelimit të saj, kompania ruan vlerat tradicionale të familjes dhe përfshin gjeneratën e dytë duke lëvizur me të njëjtin zell për produktin inovativ, elegant, funksional dhe cilësor.

Misioni i Convex është shfaqja e frymës greke të dizajnit, përmes modulit të prodhimit të kompanisë dhe përhapja e tij në botë.

Shiko Dorezat!
We use cookies to improve your experience on our website. By browsing this website, you agree to our use of cookies.